Përleshje masive në Fushë Kosovë

Katër persona janë arrestuar pas një përleshje në Fushë Kosovë, ku ka edhe të lënduar.

Fushë Kosovë 26.05.2021-22:40.  Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllaun e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë  dhe katër gëzhoja. Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.