Rasti i 18-vjeçarit në Podujevë, 19 vjet burgim për dy të akuzuarit
Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë. I mituri i parë u dënua me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë u dënua me 9 vjet burgim.
Të miturve në bazë të nenit 366 par.1, nën paragrafi 3 të KPPRK-së iu vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë, thuhet në njoftim.
Shpallja e aktgjykimit sikurse edhe i gjithë procesi gjyqësor ka qenë i mbyllur për publikun, për shkak se në rast janë të përfshirë të mitur, njofton gjykata.

