Rasti i heqjes së flamurit kombëtar në Koshare, cilësohet ‘nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’

Rasti i heqjes së flamurit kombëtar në Koshare, një ngjarje kjo që bëri bujë në rrrjetet sociale, përmes një videoje, është cilësuar nga policia e Kosovës si ‘nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’.  

Gjakovë, 15.10.2020 – 15:00. Është raportuar se përmes rrjeteve sociale është përhapur një video ku një klerik serb në shoqërimin e dy personave të tjerë kanë shkuar në varrezat dëshmorëve dhe kinse e kanë hequr flamurin kombëtar shqiptar. Njësiti policor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur vetëm një shishe e pijes verë e cila është konfiskuar, ndërsa flamuri kombëtar shqiptar ishte në vendin e vet aty ku ka qenë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, thuhet në raportin e policisë.