Rasti në Ferizaj është tronditës, mosreagimi është shqetësues
Besa Ismajli
Therrja me thikë e katër personave në Ferizaj është ngjarje alarmuese, tronditëse! Ndërsa mosreagimi i qytetarëve dhe autoriteteve është shqetësues, indinjues!
Pavarësisht se ngjarja ndodhi në publik, nuk pamë se pati ndërhyrje apo incizime që do të ndihmonin hetimet ose sensibilizimin e komunitetit.
Ky rast tregon mungesën e ndërgjegjësimit për të reaguar ndaj dhunës, dobësitë në kulturën e mbështetjes komunitare dhe ndihmës ndaj viktimave.
Për më tepër, vonesa e institucioneve të sigurisë për të vepruar [sulmuesi pati kohë të lëvizë në vende tjera dhe të gjejë viktima tjera] përforcon mosbesimin ndaj autoriteteve dhe tregon nevojën për masa më të forta ligjore, prani më e madhe institucioneve të sigurisë dhe ndërgjegjësim publik.
Kur ka sulme me thikë gjetiu në botë, Kosova reagon. Kur ndodhë sulmi në Kosovë, Kosova heshtë.
E papranueshme!
Shërim të shpejtë dhe pa pasoja për viktimat!