Reagon Ecohigjiena, kërcënon edhe portalin tonë MediaFokus

Drejtues të kompanisë “Ecohigjiena” në Gjilan kanë shprehur mospajtime me shkrimin “KRM Higjiena po e përmbyll me sukses vitin 2019” që i referohet një artikulli të Muhadin Hazirit, anëtar i KKA në këtë kompani, të cilin ai e ka dërguar për publikim në portalin tonë.

Në reagimin e kompanisë “Ecohigjiena” thuhet:

Së pari: Ndërmarrja KRM  Higjiena nuk shytë duke operuar që nga muaji 1 korrik 2012.

Ajo është në një partneritet në bazë të Marrëveshjes së PPP të lidhur më 23 Maj 2012 dhe si rrjedhojë e këtij partneriteti është krijuar Ndërmarrja Eco-Higjiena.

Deri në maj të viti  2027,  bazuar në Marrëveshjen ekzistuese, Eco-Higjiena do të përmbush detyrat e saj ndaj klientëve dhe institucioneve dhe do të kërkon llogari poashtu nga klientët dhe institucionet që të përmbushën obligimet ndaj saj, me përjashtim nësë Gjykatat e Republiks së Kosovës vendosin ndryshe. 

Së dyti:  Zotërinjt që prezentohen si Antarë të Komisionit të Akcionerëve, nuk janë në detyra të tilla që nga muaji prill 2019. Për tentim të uzurpimit të mbarëvajtjes së punëve në Ndërmarrjen Eco-Higjiena, Muhadin Haziri ka të ngritur aktakuzën ndërsa z. Xh.J. i është bërë kallxim penal, lënda është në procedur. Prononcimet e tilla veq sa ua ngarkojnë dhe rëndojnë peshën e fajësisë. 

Së treti:  Gjykata ka vendosur masën e përkohshme! Dhe askush përpos gjykatës nuk ka mundësi e as të drejtë të ndryshoj, prishë apo tjetërsoj gjendjen në Ndërmarrje Eco-Higjiena.

 Së katërti: Për prezantim të gjendjes jo reale –  shpifje, mbanë përgjegjësi secili, pra edhe ju si portal. Kërkojm nga ju që sa më parë të tërhiqni artikullin në fjalë, në të kundërtën, departamenti juridik është duke shqyrtuar masat që duhet të ndërmerren për të evituar dëmin e mundshëm që mund të i shkaktohet ndërmarrjes nga nga plasimi i shpifjeve.

Ne shpresojmë se shqetësimet tona do i merrni me seriozitet duke kërkuar që në të ardhmen të mos hidhni vaj në zjarr, e të përmbusheni agjendat private të të strukturave destructive Brenda e jasht komunës, thuhet në reagimin e kompanisë Eco-Higjiena Sh.P.K, ku siç shihet kërcënohet edhe redaksia e portalit tonë MediaFokus.