Reagon Gjergji, mos i fyeni mësimdhënësit
Kritikat në drejtim të mësimdhënësve, të cilët shihen si fajtorë kryesorë për rezultatet e dobëta të nxënësve tanë në testin PISA, kanë nxitur reagimin e poetit dhe publicistit, Sarë Gjergji, i cili ka bërë thirrje të mos fyhen mësimdhënësit.
Në profilin e tij virtual, Gjergji ka shkruar: vazhdojnë t’i fyejnë mësimdhënësit tanë!
Po këta kritikues, gjithsesi, të përgatitur, me nivel të lartë kulture, të arsimuar, kë kishin për mësimdhënës? Kosova, a nuk ka studentë të shkëlqyeshëm?! – pyet ai.
Sërish flasin për paga të larta të mësimdhënësve! Turp! Përderisa tallen më mësimdhënës, nxënësit tanë nuk do kenë asnjë motiv për mësim.
Gjergji kërkon të kthejë vëmendjen edhe tek faktorët tjerë për këtë mossukses.
Po roli dhe kujdesi i prindërve? Po mungesa e teksteve, ose tekstet me përmbajtje të gabuar? Po mungesa e infrastrukturës shkollore?
Gjergji shprehet mirënjohës ndaj mësuesve të fëmijëve të tij.
Unë i falënderoj publikisht gjithë mësimdhënësit e fëmijëve të mi, puna e të cilëve ka bërë që ata të jenë studentë të shkëlqyer.

