Reagon Këshilli i xhamisë në Zhegër: U falëm apo s’u falëm kah Kibla?

Këshilli i xhamisë në Zhegër ka reaguar ndaj shkrimeve lidhur me drejtimin nga është falur deri tani xhemati i xhamisë së Zhegrës.

Nëse Xhamia e vjetër e Zhegrës nuk ka qenë e kthyer mirë në drejtim të kiblës, nuk ka qenë mosdije e hoxhallarëve të vjetër, por ka qenë mungesë e teknologjisë së sotme.

Këshilli i xhamisë, komisoni për ndërtimin e xhamisë së re në Zhegër sqaron opinionin publik se kthimi i xhamisë së re për ndonjë shkallë në të majtë në drejtim të kiblës është bërë falë teknologjisë më të re.

Xhamia e re e Zhegrës nuk u ndërtua për arsye se e vjetra nuk ka qenë e kthyer në drejtim të kiblës.

Xhamia re është ndërtuar për shkak se xhamia e vjetër kishte mungesë të hapsirës kryesore dhe hapsirave përcjellëse si për shembull, klasa për mësimbesim, hapsira për namazim e gjinisë femrore, bibloteka, morgu, dhoma e pritjes për nevoja të fshatit.

Fajësimi i hoxhallarëve të vjetër nuk qëndron sepse Zhegra për dekada të tëra mburret me imamët të cilët i shërbyen xhematit.

Ata lanë gjurmë të mëdha në edukimin dhe unitetin që përpos që kryen shërbime fetare dhanë kontribut edhe në çështjen kombëtare që sot gëzojnë respekt jo vetëm në Zhegër por edhe në Karadak dhe Anamoravë.

Ndërsa sa i përket asaj se hoxha i ri e paska gjetë drejtimin e kiblës kjo nuk qëndron por drejtimi i kiblës është përcaktuar në bazë të instrumenve dhe teknologjisë më të re gjatë vendosjes së themeleve të Xhamis së re, thuhet ndër të tjera në sqarimin e Këshilliit të xhamisë në Zhegrës.