Reagon mësimdhënësja: Kërcëno pandemia, kërcëno qeveria

Një mësimdhënëse në Gjilan ka reaguar ndaj paralajmërimit të zëvendësministrit të Arsimit, për sanksionimin e atyre arsimtarëve që kanë performancë të dobët në punë.   

‘Po na kërcënoni edhe në këtë kohë kur ne veçse jemi të kërcënuar nga virusi’, ka thënë mësimdhënësja Afërdita Balaj, njëherësh këshilltare komunale.

Është e kuptueshme që një mësimdhënës edhe mund te ketë performancë të dobët në vitet e para të punës. Kuptohet si i ri, prindërit vijnë në shkollë dhe ankohen se ky spo din me na i mësu fëmijët. Ai di normal se është i kualifikuar për atë punë. Por, nëse ka presione nga të gjithë, nganjëherë ndodhë edhe të del nga vetja. Por, me siguri se në vitet në vijim e përmirëson performancën.

Ne po jetojmë në shekullin e digjitalizimit dhe kemi mundësi permirësimi. Trajnimet falas gjithashtu na ndihmojnë. Përvoja e përmirëson gjithësecilin.

Mendoj se ju duhet të punoni që ta përmirësoni cilësinë në arsim, duke krijuar kushte në shkolla, më pak nxënës nëpër klasa, kuizet nëpër shkolla çdo vit duhet të jenë të obligueshëm, testi i semimatures dhe maturës të bëhet për çdo vit i brendshëm në shkolla, të ketë klasa të parashkollorëve sa kemi edhe mësues në klasën e parë.

Pastaj duhet të përmirësohet trekëndëshi shkollë-prindër-nxënës, duke i ditur secili përgjegjësitë e veta. Bile, unë e kisha menduar nganjëherë me i ftue prindërit në orë mësimore për me pa për së afërmi punën tonë.

‘Ne e dimë se aq shumë keni premtuar ju, sa për me i realizuar ato premtime, ne duhet të kishim vdekur! Por, me i largua nga puna mësimdhënësit, është shumë e rëndë dhe mund ta kuptoj si po ndihen në këto momente ata!’, ka thënë Balaj.