Reagon Vasfije Krasniqi Gudman: Nuk lejojmë amnesti të krimeve!

Debati i ditëve të fundit për një marrëveshje Kosovë-Serbi që do të përfshinte edhe amnistinë e krimeve të luftës, ka shkaktuar reagimin e Vasfije Krasniqit Gudman, e cila ka thënë se një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Falja e krimeve të luftës, zhbërja e Gjykatës Speciale dhe korrigjimi teritorial në veri, po përmenden si tri pikat kyçe të marrëveshjes.

“Nëse deklarime të tilla kanë për qëllim që t’na provokojnë dhe t’na masin reagimin tonë rreth asaj që u tha mbrëmë, ne nuk do të lejojmë diçka e tillë të ndodhë, pavarësisht çmimit!”, ka thënë ajo. #Nuklejojmtëketëamnesti./mediafokus.info