Reduktohen pritjet në pikat kufitare të Kosovës
Prej disa ditësh, mërgimtarët kanë pritur me dy-tri e deri në katët orë për të hyrë në Kosovë, ku ata po vijnë për festat e fundvitit.
Sot, pritjet janë reduktuar në minimum. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, nuk ka më pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës.
Referuar të dhënave të kësaj faqeje, thuhet se hyrja në pikën e Merdarit është 5 deri 10 minuta.
Ndërkohë edhe pikat tjera nuk janë të ngarkuara dhe hyrja në Kosovë është mes 3 deri 5 minuta.

