Refuzoj ta jap lamtumirën e fundit bac!

Sabri Rexhepi nga Llashtica e Gjilanit ka bërë një dedikim të ndjeshëm për vëllain e tij, Shabanin, mjekun e njohur kosovar, i cili u nda sot nga jeta.

Nëpër duart e tij erdhën në jetë më se 30 mijë bebe, që sot janë po aq qytetarë të Gjilanit dhe viseve tjera shqiptare.

Në dy mandate, Shaban Rexhepi ishte edhe këshilltar komunal nga radhët e AAK-së.

Pusho i qete vella!

Doktor te therrisnin te gjithe sepse kete titull arrite ta mbaje me dinjitetin dhe humanitetin me te madhe qe ka njohur mjekësia e Kosovës!

Bac te therrisnim te gjithe ne sepse per nje kohe te gjate per te gjithe familjen tone ti ishe udherrefyes dhe na trasoje vetem rrugen e drejt qe te arrinim cakun pa u menduar 2 here, sepse e dinimin qe ti kishe menduar e projektuar vetem me te miren per ne!

Refuzoj ta besoj qe nuk te kam pranë!
Refuzoj ta besoj qe nuk do te shoh më!
Refuzoj ta besoj qe nuk do te therras doktor e bac!

Refuzoj ta besoj qe fanari qe ndriqoj rruget tona u shua!

Refuzoj ta besoj qe personi qe sjelli ne jete 30 mijë femije, po e mbaron jeten ketu!

Refuzoj ta besoj qe ti ke shkuar, JO i dashur vella ti nuk ke shkuar, ti do jetosh ne zemrat dhe mendjen e çdo qytetari te Gjilanit dhe gjetiu, sepse me humanizen, profesionalizem dhe patriotizem i sherbeve te gjithe qytetit te Gjilanit dhe te gjithe Kosoves.

Refuzoj ta jap lamtumirën e fundit Vëlla Refuzoj ta jap lamtumirën e fundit Doktor Refuzoj ta jap lamtumirën e fundit Bac!

Zoti te meshiroft ne boten tjeter…!