Regjistrimi i popullsisë, megjithatë fillon më 1 nëntor

Agjencia e Statistikave të Kosovës kërkoi së fundmi që për disa arsye sërish të shtyhet regjistrimi i popullsisë për vitin tjetër.

Por, kryeministri Albin Kurti në konferencën për media të mbajtur orëve të pasditës së sotme, deklaroi se regjistrimi i popullsisë do të fillojë me 1 nëntor.

Kurti tha se ky vendim tashmë është marrë dhe se nuk ka tjetër.

“Regjistrimi që të fillojë me 1 nëntor dhe tani për tani nuk kemi tjetër vendim”, tha ai.