Rëndësia e ushqyerjes së mirë
Ajshe Ibrahimi- nutriciste/dietologe
Shumica e njerëzve e dinë se ushqimi i mirë dhe aktiviteti fizik mund të ndihmojë në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm.
Ushqimi i mirë ju ndihmon që të:
-Ulni rrezikun e disa sëmundjeve, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, goditjen në tru, disa lloje të kancereve dhe osteoporozën.
-Ulni presionin e lartë të gjakut
-Ulni kolesterolin e lartë
-Përmirësoni aftësinë tuaj për të luftuar sëmundjen
-Përmirësoni aftësinë tuaj për t`u rikuperuar nga sëmundja ose dëmtimi
– Rritni nivelin e energjisë tuaj
Çfarë është ushqimi i mirë?
Ushqimi i mirë do të thotë që trupi juaj merr të gjitha lëndët ushqyese, vitaminat dhe mineralet që i duhen për të punuar sa më mirë.
- Planifikoni vaktet dhe ushqimet tuaja për të përfshirë ushqime të pasura me lëndë ushqyese, të cilat gjithashtu përmbajnë pak kalori.
- Hani shumë fruta për të përfituar nga fibrat natyrale që përmbajnë ato. Hani si fruta të plota dhe jo si lëngje.
- Hani çdo ditë një larmi llojesh dhe ngjyrash të perimeve.
- Hani shumë drithëra të plota, meqë të gjitha llojet e drithërave të plota janë të pasura me vitamina dhe minerale të rëndësishëm për shëndetin tone.
- Zgjidhni qumësht pa yndyrë, për të marrë kalcium dhe vitaminë D që janë të nevojshëm për shëndetin e kockave tuaja.
- Zgjidhni mish pa dhjam, konsumoni mishin e peshkut dhe shpendëve te cilat kanë më pak yndyrë dhe më pak kalori, por janë burime të mira të proteinave.

