Rënia që kishte kuptimin e jetës

Izmi Zeka

(Me rastin e 36 vjetorit të rënies së dëshmorit Reshat Ymeri)

Rolin e veçantë në histori e luajnë figurat qendrore të saj, ata që për kohën dinin, mundën edhe kishin guximin të shprehnin hapur vullnetin e populli.

Portretizimi i tyre shihet mbi vlerat dhe të arriturat e një kombi, mbi vlerat e ndërtuara në bazën e shtrirjes së vullnetit shpirtëror të një populli.

Historia është më shumë se një vlerë e një populli, atë e gërshetojnë shumë aspekte duke u nisur nga figurat e mëdha, ngjarjet, luftërat etj, që janë parakushte për një histori të drejtë dhe parimore.

Rolin e veçantë në histori e luajnë figurat qendrore të saj, ata që për kohën dinin, mundën edhe kishin guximin të shprehnin hapur vullnetin e populli.

Portretizimi i tyre shihet mbi vlerat dhe të arriturat e një kombi, mbi vlerat e ndërtuara në bazën e shtrirjes së vullnetit shpirtëror të një populli.

Logjika e historisë dhe e krijimit të shtetit akceptojnë natyrshëm në kontinuitet dhe mbi të gjitha preferencat dhe akceptimet e qarta të gjeneratave dhe mundësia e krijimit të paraleleve për lëvizje tutje ishin univers që sublimohen mbi vlerat e një populli, gjenerate, kombi etj.

Është një rregull të cilës nuk mund t’i ikë asnjë popull që e do lirinë: gjaku dhe sakrifica.

Këtë rregull, ne brezi jonë, nuk patëm nevojë që ta mësojmë nga librat e historisë, por kjo u përcoll si një mënyrë e jetës sonë, si një amanet nga të parët, që gjaku e sakrifica të mos ndalen asnjëherë, derisa të fitojmë lirinë.

Historia do të ishte një faqe e zbrazur dhe pasqyrë e rreme e një populli nëse ajo nuk është shkruar mbi vlerat, mbi gjakun e atyre që u flijuan që dhanë më të shtrenjtën: Jetën.

Në memorie shpeshherë ngulitet figura e heroit dhe sa dëgjon kujtimet, të bëmat, trimëritë, bëhet edhe më i madhërishëm, më i dashur dhe vërtet portreti i i dëshmorit mbetet përherë i gjallë, kudo shtatore dhe frymëzim për ecje, çoftë edhe në rrugën e gjatë.

Histori si shkencë de jure është personifikimi i artit luftarak, i vlerave gjatë proceseve të shumta i heronjve, lëvizjeve të shumta gjithnjë duke ruajtur vazhdimësinë për të krijuar shtetin.

Figura e heronjve ka premisat e pakrahasueshme në kohë dhe hapësirë duke mishëruar idealet kombëtare me ato njerëzore.

Lëvizjet çlirimtare kanë një vazhdimësi jo vetëm në historinë tonë, por edhe atë botërore, se proceset e tilla kanë një esencë, një hapësirë me disa ndryshime të natyrave objektive dhe subjektive.

Zakonisht njerëzit kanë diçka të lindur për tu përballur me realitetet e rënda edhe pse shpeshherë këto përfundojnë me dhimbje por asnjëherë të thyer.

Në këtë rrafsh, në këtë histori të ndritshme dhe në këtë plejadë që shtynë proceset radhitet edhe Reshat Ymeri. Reshat Ymeri, ishte një hallkë që e mbajti të pashkëputur dëshminë e popullit tonë se nuk heqim dorë nga liria për asnjë çmim e në asnjë kohë.

Rënia e dëshmorëve të 90-tës ishte paralajmërimi për të gjithë ne, se po fillonte një fazë e re e luftës për liri, e ndryshimeve të mëdha në mendjen e shpirtin tonë, fazë që do të finalizohej me momentin e madh e të lavdishëm të daljes në skenë të UÇK-së

Ishte koha kur po bëheshin ndryshimet kushtetuese, kur e tërë Kosova kërkonte republikë dhe Gjilani ishte në këmbë ku djaloshi që ende se kishte shijuar mirë jetën përballej me turmën dhe shtypjen serbe.

Radhës së përpjekjeve për të ruajtur kulturën, gjuhën dhe për të frymëzuar të tjerët iu kishte bashkangjitur djaloshi i ri që po i mbushte të 21-tat.

Viti ’89-90 shënohet pikë kthese për shqiptare Kosovës dhe në këtë rrafsh demonstratat e Gjilanit përshpejtonin procesin e shtetësisë së Kosovës. Atë e kishe në çdo cep, në çdo rrugë të qytetit.

Dardania kishte zërin e tij përpjekjet e tij duke u prirë demonstratave mu në ballë të tyre.

Nga aspekti i sotshëm shkencor, dukuria e lëvizjes çlirimtare i theu kufizimet e të menduarit, dhe të dukurisë për pathyeshmërinë e shtetit të kalbur çfarë ishte Jugosllavia.

Mbi këtë parim dëshmori Reshat Ymeri, qoftë nga aspekti politikë ose ai kombëtar i kalon premisat e parashikuara dhe i jep formë e përmbajtje të arsyeshme jetës, me gjuhën e luftës ilegale dhe legale, diskursit shkencor, artistik etj të luftës së organizuar për çlirim kombëtar.

Njeriu duket se kurrë nuk e di se çka ka fituar pa e bërë krahasimin me atë se çka ka patur.

Edhe ne sot, nuk mund t’ia dimë vlerën e kësaj dite, nëse nuk e krahasojmë me ditën kur ra dëshmor i riu Reshat Ymeri.

Ajo ishte një ditë e rëndë, që ziente nga mllefi dhe urrejtja për armikun dhe dëshira e madhe për lirinë. Të gjithë ne e dinim se para nesh gjendeshin edhe shumë ditë të vështira e të përgjakura.

Liria dukej larg, por dëshira për lirinë rritej. Nuk ka dilemë se këtë dëshirë tonën për lirinë e ushqyen dëshmorët.

Atë ditë kur ra dëshmori Reshat Ymeri, atë ditë asnjërit prej neshë nuk na u venitën shpresat, përkundrazi rruga jonë drejtë lirisë veç sa na u bë më e çartë.

Dëshmorët janë pjesë ekzistenciale e reformimit të shoqërisë kosovare duke i dhënë komponentë të mjaftueshme vlerësimit historik dhe çështjes në përgjithësi.

Nga ky intensitet i produktiviteti substancial të Reshat Ymerit, imanente për kohën e sotme është pikëpjekja dhe përputhja e idealeve të tyre për reformimin e shoqërisë Kosovare dhe ecjes në rrugën e tij.

Dëshmori i kombit Nuhi Berisha shkruante….Por një gjë e di se asgjë nuk do të kursejmë për të mirën e atdheut tonë të shtrenjtë dhe përveç çështjes së atdheut nuk njohim tjetër”.

Maksimë kjo që i përcjell idealistët dhe ata që e krijojnë shtetin deri në rënien e tyre.

Aq mirë përshtaten vargjet e Agim Ramadanit për jetën dhe përpjekjet e Reshatit.

Nëse nuk shihemi dhe na ndan vdekja jetoje, jetën nën, patjetër do të vij gjumi ytë do të bëhem.

Ky ishte një testament i luftëtarit i dëshmorit siç thekson Nefail Haziri, jeta duhet ët vazhdoj dhe ai e ka mbajtur fjalën e tij. Patjetër do të vij.

Ai vjen sot i skalitur në plagë, i ngritur në hallkën e zinxhirit të dëshmorëve të kombit.

Pranverat ikën pa e shijuar buzëqeshjen e nënës, pa e parë si frymon liria lirshëm, pa e dëgjuar se si bilbili këndon në tokën e lirë.

Vitet po ikin dal nga dal si flladi i pranverës e aq të madhërishëm bëhen figura që ndërruan historinë.

Sot ngado që të kthesh kokën natyrshëm pamja e dëshmorit fletë.

Flasin shkronjat e skalitura në lapidar se jeta e mundi vdekjen.

Andaj rënia për liri nuk ishte fundi i jetës, por vetëm një ndërrim jete prej një bote në tjetër.

Ne e kishim fatin e madh, që t’i njohim dëshmorët, të bashkëjetojmë në kohën e tyre dhe të bashkëveprojmë me ta.

Ata e patën fatin e madh të mbesin përjetësisht në altarin e lirisë, e ne të tjerët patëm fatin që ta presim këtë ditë, të ndërtojmë lirinë tonë dhe lirinë e brezave që vijën pas nesh.

Ai jeton aty ku i këndohet lirisë.

Ai jeton tok me Kadriun, Rexhepin, Nuhiun, Zijahun, Avdullahun, Nushin, Agim Ramadanin, Agim Rashitin e shumë të tjerë.