Reshjet e borës vazhdojnë edhe sot në Kosovë
Reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe sot mbi vendin tonë, kryesisht në orët e paradites.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 2 gradë Celsius.
Dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesshme. Temperaturat do të lëvizin nga -6 deri 4 gradë Celsius.

