Reshjet e shiut, disa lagje të Pejës ‘notojnë’ në ujë
Peja me rrethinë është përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha për banorët e kësaj ane të Kosovës.
Dëmet mund të shihen edhe nga fotot e publikuara nëpër rrjetet sociale.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nëpërmjet një komunikate dje ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.
“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”, është shkruar në komunikatën e djeshme të institutit.

