Retro: Ky ishte marshi i mantelbardhëve për lirimin e ish-të burgosurve shqiptarë nga Serbia

E kishte organizuar shërbimin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit në kohën kur kishte pak mjekë specialistë. 

Dr. Ukshin Ismaili, sot drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa atëbotë drejtor i përgjithshëm, tregon se mantelbardhët, përpos ruajtjes së shëndetit publik, treguan shpirtin human edhe për një aspekt.

Enkas për gazetën online Mediafokus.info, përmes disa fotografive, Ismaili ka kujtuar marshin e mantelbardhëve të Gjilanit për lirimin e të burgosurve shqiptarë, në vitin 1999, të cilët ende mbaheshin në burgjet e Serbisë.

Si simbolikë për lirimin e të burgosurve të kohës,  21 vjet më parë e kishin lëshuar një pëllumb nga ‘kafazi’.

“Humanen dhe njerëzoren e kemi dëshmuar gjithmonë. Ky ishte marshi i vitit 1999, kur kërkonim lirimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet e Serbisë. U gëzuam shumë kur i liruan më vonë”, thotë Dr. Uka për Mediafokus.info.

Ndërkohë, duke folur për periudhën e pandemisë, ai thotë se “mantelbardhët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë në shërbim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve”./Mediafokus.info/

Ja marshi i mantelbardhëve në vitin 1999 përmes fotografive: