Rezultatet e Covid-19 për 67 mostrat e Gjilanit dalin të enjten
Rezultatet e Covid-19 për 67 mostrat e Gjilanit, të cilat janë marrë sot, dalin të enjten.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, rarporon Mediafokus.info.
“#Dita62. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike na njoftoi se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për #Covid19, do të dalin nesër. Nuk ka vend për shqetësim sepse Komiteti për menaxhimin e emergjencave, në përbërje të të gjitha institucioneve, e ka në kontroll të plotë situatën. Rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook.
Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave, duke lëvizur me maska, dorëza dhe duke e respektuar distancën sociale./Mediafokus.info/


 
 
						 
						