Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

Duke nisur që nga nesër (e shtunë) do të rihapet tuneli i Llogorasë, i cili e shkurton rrugën drejt jugut të Shqipërisë.

Kështu ka njoftuar zëvendëskryeministrja shqiptare, Belinda Balluku.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë, vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”.