Rikthehen nxënësit në 6 shkolla të Kamenicës të cilat ‘reforma’ i kishte mbyllur

Në gjashtë shkolla të Kamenicës, të cilat ishin mbyllur nga komuna e këtushme, si pjesë e reformës në arsim, sot janë rikthyer nxënësit sipas vendimit të MASHT-it. Ish-kryetari i Komunës Shaip Surdulli i ka uruar nxënësit për ri-fillimin e mësimit në këto shkolla

Ky eshte statusi në facebook i ish-kryetarit te Kamenicës:

‘Urime fillimi i vitit shkollor në shkollat Karaçevë e Poshtme, Busavatë, Petroc, Shipashnicë e Poshtme dhe Kopernicë. Kryetari i komunës ka bërë dëm të madh në humbjen e mësimit të mbi 400 nxënësve që i ka mbyllur pa arsye këto shkolla dhe disa shkolla tjera.

Në komunën e Kamenicës, si zonë kufitare me Serbinë, duhet të punojnë shkollat edhe me një nxënës.

E falemnderojmë Ministren Nagavci të MASHT-it për vendimin e marrë në favor të nxënësve dhe shpresojmë që në shtator të këtij viti të hapen edhe shkollat tjera të cilat janë mbyllur.

Shpresojmë se këta nxënës me kalimin e kohës me një punë më të madhe të tyre dhe mësimdhënësve e kompenzojnë këtë humbje të mësimit’, ka shkruar Surdulli.

Rikujtojmë se në Kamenicë janë zhvilluar edhe protesta të prindërve, për të kundështuar mbylljen e shkollave, por kryetari i Komunës, Qendron Kashtrai nuk ishte tërhequr nga vendimi i tij.