Rikthehet COVID-19, një pacient po trajtohet në Klinikën Infektive

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, i ka thënë Gazetës Express se në këtë klinikë është duke u trajtuar një person i infektuar me COVID-19.

Ai dërgoi edhe raportin për pacientët në klinikën Infektive.

“Reparti F: Një pacient me influenza B; Reparti D: Dy pacientë me Adenovirus, një me influenzë; Reparti C: Një pacient me influenza A, një me COVID-19; Repart B: Një pacient me influenza A.”