Rikthehet kalimi pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, ndërsa automjetet me targa shqiptare dhe të Kosovës nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve.

Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.

Midis dy vendeve janë përcaktuar dy periudha për kalim pa kontroll, nga 1 maji deri më 30 shtator, si dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.

Në total, qytetarët e dy vendeve përfitojnë qarkullim pa kontroll për një periudhë 9-mujore. /abcnews.al