E rëndë: Vdes zyrtari i gjendjes civile në Gjilan, Shaqir Zymberi

Vdes zyrtari i gjendjes civile në Gjilan, Shaqir Zymberi, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Administratës në këtë Komunë, Bardhyl Syla.

Postimi i plotë:

Sa i rëndë ishte lajmi kur u njoftuam për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Zyrtarit të Gjendjes Civile, Shaqir Zymberi!

Komuna e Gjilanit, sot humbi një Zyrtar i cili me përkushtim, përgjegjshmëri të plotë dhe me ndershmëri i ka shërbyer qytetarët e tij ndër vite.

Në emër tim dhe në emër të Drejtorisë për Administratë e Përgjithshme, i shprehi ngushëllime familjes së tij, Zyrtarëve Komunal dhe të gjithë shokëve e miqëve të tjerë të të ndjerit. Do ta përkujtojmë gjithmonë. U prehtë i qetë!.