Gashi: Nëse situata vazhdon si sot në Kuvend, atëherë vendi po shkon drejt tensioneve të reja dhe të qëllimshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media tha se sot janë parë veprime të dhunshme në Kuvend dhe poashtu dhunë nga ulësja e Kryetarit të Parlamentit.

“Dhunë verbale dhe dhunë në kuptimin e pamundësisë së marrjes së fjalës nga deputetët.Unë si kryetar i Grupit Parlamentar kam pritur më shumë se një orë ta marrë fjalën dhe në atë moment kryesuesja ma ka ndërprerë. Në mënyrë të padrejtë dhe të njëanshme dhe tendencioze, pra kemi veprime të kryesueses së seancës nuk e di a të qëllimshme apo nga mungesa e njohurisë së procedurave në Kuvend dhe rregullores së Kuvendit.Por dyshimet shkojnë drejt asaj se kryesuesja e seancës po keqpërdoret nga LVV-ja me qëllim të viktimizimit të saj për përfitim politik”, tha Gashi, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se kjo është e papranueshme dhe e padinjitetshme nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se sipas tij po tregon që sa herë që foltorja e Kuvendit, e sa herë që ulësja e Kryetarit të Kuvendit përdoret si e njëanshme prodhon dhunë dhe konflikt në Kuvend.

“Ne sot e patëm të pamundur të përdorim të vetmin instrument të garantuar me Kushtetutën dhe ligjet, të drejtën e fjalës.Dhe kur kërkohet mocion procedural e aq më pak nga GP seanca ndërprehet menjëherë dhe jepet fjala për mocion procedural. Zonja nuk na dha fjalën dhe u detyruam ta lirojmë sallën.Nëse kjo situatë shkon kështu atëherë Kuvendi dhe vendi në përgjithësi po shkon drejt tensioneve të reja dhe të qëllimshme, si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të vendit.Kjo është një sjellje fatkeqësisht me dy elemente të saj, e para elemente të theksuara të mungesës së njohurive mbi procedurat dhe rregullat në Kuvend si dhe qëllimkeqe për t’u shprehur opozitar për çështjet që garantohen në Kuvendin e Kosovës.Ne kemi kërkesë që të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të diskutohen në kryesi, pra zonja Bogujevci nëse vazhdon me këtë sjellje si bën nder as vetes e as Kuvendit. Nëse vazhdohet kjo shfaqje e një monopoli nga ulësja e Kryetarit të Kuvendit është e gabueshme. Në momentin që ulesh aty zhvishesh nga petku i palës politike dhe je i detyruar të sillesh si menaxhues i seancës, jo nga njëra prej palëve që debaton në sallë”, theksoi Gashi.

I pari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha sa i përket deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla LDK mendon se ishin deklarata të tepruara.

“Mendoj se janë deklarime të tepruara dhe të panevojshme, ato deklarime rrallë herë janë dëgjuar në sallën e Kuvendit. Mendoj se vendit i duhet më shumë liria dhe demokracia”