Rikujtim: Isuf Konjufca ishte pjesë e atyre burrave të guximshëm që i dhanë shpresë ëndrrës së Kosovës për pavarësi
Isuf Konjufca ishte ndër 72 deputetët e Kuvendit të vitit 1990 që shpallën Deklaratën e 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Kaçanikut – dy akte këto që konsiderohen gurthemeli i shtetit të ardhshëm të Kosovës, që kulmuan me rezistencën paqësore dhe luftën e armatosur të UÇK-së.
Ai ndërroi jetë më 27 tetor 2025, në moshën 72-vjeçare.
Konjufca, asokohe si 37-vjeçar, ishte pjesë e brezit që i dha jetë ëndrrës së Kosovës së lirë e shtet-ndërtim.
Si njeri i urtë, i ndershëm dhe me vlera të larta njerëzore, Isuf Konjufca gëzonte respektin e të gjithëve që e njihnin./Mediafokus

