Rikujtim: Mahmut Bajrami ishte ndër gjeodetët e parë në Gjilan
Para një viti ndërroi jetë gjeodeti Mahmut Bajrami nga Gjilani, një personalitet me vyrtyte të larta profesionale e njerëzore.
Ishte ndër gjeodetët e parë në Gjilan dhe në Gjeodezi punoi deri në pension.
Bajrami ishte adresë për zgjidhjen e shumë çështjeve me peshë në kadastër.
Edhe pas çlirimit i mbeti besnik profesionit, ku mbështeti dhe përkrahu kolegët e rinj në zbatimin e përvojave dhe teorive në fushën e kadastrës.
Puna dhe dashuria për profesionin ishin moto e përditshme e tij.
Si i tillë la kujtimet më të mira te familja, kolegët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, /Mediafokus.info

