Muja i Gjilanit i shërbeu popullit të tij për gjysmë shekulli
Para dy vitesh u nda nga jeta në Gjilan, Muharrem Bajrami-Muja, ish-veprimtar politik, humanitar e sindikal për shumë vite.
Muharrem Bajrami për më tepër se gjysmë shekulli i shërbeu popullit të tij?
Edhe pse e kishte arritur moshën kur duhet të pushojë, Muja i Gjilanit nuk u dorëzua asnjëherë.
Edhe si pensionist mundohej t`i ndihmonte nevojtarëve përmes sindikatës së pensionistëve dhe invalidëve të punës.
Ishte i pakënaqur me trajtimin që shoqëria kosovare po ua bënë pensionistëve, të cilët kanë kontribuar me vite.
Shumicës së pensionistëve u mungojnë edhe gjerat më elementare për jetë, thoshte Muja.
Ai, karrierën e tij e nisi si mësues. Rruga jetësore dhe profesionale e Muharrem Bajramit, në periudhën pas Brioneve (rankoviçiste) nuk ishte fare e lehtë.
Në gjithë ato vite dramatike, deri ta liria e Kosovës, ai qëndroi burrërisht përballë të gjitha sfidave, duke mos u gjunjëzuar para armikut, i cili shkollën dhe mësimdhënësit shqiptarë i kishte therë në sy.
Nëpër kohë të vështira, jo pak herë Muja është ndeshur me vështirësi.
Misionin prej mësuesi, e filloi në shkollën fillore “Liria” të Pogragjës, menjëherë pas mbarimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ku punoi për 11 vjet me radhë.
Muja ishte shembull unik i përkushtimit për çështjen kombëtare. Për këto arsye, më 11 maj të vitit 1999, së bashku me 16 intelektualë tjerë të Gjilanit u arrestua dhe u burgos.
Ai do të mbetet përgjithmonë Muja i Gjilanit, ndonëse fizikisht nuk do të jetë mes nesh. /Mediafokus.info

