Rikujtim: Naimi ishte shembull i qytetarit aktiv dhe i njeriut të thjeshtë

Para pesë vitesh, më 4 mars 2020, ndërroi jetë nga një atak kardiak profesori i gjuhës angleze dhe aktivisti politik, Naim Shaqiri.

Naimi ka qenë pjesëmarrës i lëvizjeve politike dhe kombëtare që prej rinisë së tij të hershme.

Ai dha kontribut që nga aksioni për pajtimin e gjaqeve e deri në ditët e çlirimit, kudo ku punoi.

Naimi ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet një shembull i mirë i një qytetari të moderuar, aktiv në shoqëri, figurë e humanizmit dhe e respektit ndaj secilës gjeneratë, duke përçuar shembullin e një intelektuali të madh dhe njëkohësisht të një njeriu të thjeshtë e modest.

Naimi ka qenë i të gjithëve, sepse me të gjithë ka qëndruar në raport të drejtë dhe lojal në zhvillimin e Gjilanit dhe Anamoravës.

Karakteri, zgjuarsia, zemërgjerësia dhe buzëqeshja e tij, bëri që të ishte i afërt me të gjithë.

Naim Shaqiri ishte njeri me virtyte të larta, i qeshur e i dashur për të gjithë dhe i tillë do të kujtohet përherë, sot pas katër vitesh dhe tutje, pas shumë vitesh të tjera. /Mediafokus.info