Ata kanë treguar po ashtu se bashkëshortja e Festim Isufit, Rina Maloku nuk është e dyshuar.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar raportin e autopsisë dhe ka intervistuar disa persona. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nuk ekzistojnë dyshime të bazuara lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigje.

Përpos kësaj, u tha se Prokuroria po pret edhe disa prova shtesë, që do ndihmojnë në zbardhjen e plotë të çështjes.

“R.M. nuk është e dyshuar dhe ndaj saj nuk është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve. Megjithatë, Prokuroria është ende në pritje të disa provave shtesë, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të çështjes”.

Menjëherë pasi ndodhi rasti, qytetarët në Kosovë kishin zhvilluar pista të ndryshme se si kishte mundur të ndodhte ngjarja.

Ata shpesh e kishin fajësuar dhe e kishin shfaqur si të dyshuar bashkëshorten e Festim Isufit, Rina Malokun, e cila që kur ka ndodhur ngjarja kishte reaguar vetëm njëherë dhe më nuk kishte qenë aktive në rrjete sociale.

Në një reagim prekës në Instagram, Rina, bashkëshortja e ndjerë e Festimit, të nesërmen, më 10 maj, ka publikuar një fotografi me të në InstaStory, duke i dhënë lamtumirën me fjalë të dhimbshme: “Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe”.

Dyshime se në këtë rast ka qenë i përfshirë edhe një person i tretë, ka nxitur vëllai i viktimës, Lulzim Isufi.

“Sipas informatave që kam vetë unë personalisht, pa prokurori, pa asgjë, me sa e di unë, këtu është i përfshirë një i tretë. Ama pa qenë 100 për qind i sigurt, nuk mund të them më shumë”, ishte shprehur ai pak pasi kishte ndodhur rasti.

Vëllai i stilistit të njohur theksoi më tej: “Besoj që edhe prokuroria e di që ka edhe të tjerë të përfshirë. Ne nuk i përzihemi prokurorisë çka bën, por me sa kam informacion, është edhe një i tretë i përfshirë. Kam thënë që po dyshoj, mirëpo tani në bazë të informacioneve që kam, po besoj që kjo është e sigurt”.

Rina dhe Festimi, që të dy kanë qenë dy personazhe të njohura dhe aktive në media sociale. Festim Isufi ka qenë emër i njohur në dizajn, duke sjell gjithnjë vepra të reja shumë kreative.