Rinia e LDK-së në Gjilan gati për kryengritjen e madhe politike të 14 shkurtit

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, së bashku me kandidatët për deputetë, janë bërë gati për kryengritjen e madhe politike, më 14 shkurt.

Të prirë nga kryetarja, Rina Ahmeti, e cila bashkë me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një aktivitet elektoral, ka thënë se entuziazmi i rinisë gjilanase në mbështetje ndaj listës së LDK’së dhe kryeministrit Avdullah Hoti, është e paparë.

“Organizimi i rinisë në Gjilan po dëshmon se më 14 shkurt do t’i jap vulë fitores së LDK’së në Gjilan dhe në Kosovë. Kandidatët tanë për deputetë janë dukshëm më të mirë, në krye me kryeministrit Hoti. Jemi më të organizuar se kurrë në qytet dhe në fshatra, për ta bërë kryengritjen e madhe politike më 14 shkurt. Gjilan frymon veç LDK”, ka thënë Ahmeti.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80