Ronaldo infektohet me COVID-19, kjo është gjendja shëndetësore
Federata Portugeze e Futbollit.ka konfirmuar se super ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është testuar pozitiv për COVID-19, transmeton Mediafokus.info.
35-vjeçari thuhet se “është në gjendje të mirë, pa simptoma, por në izolim”.
Nuk është raportuar për kolegë të tjerë pozitivë në skuadër, para ndeshjes së Ligës së Kombeve të Portugalisë, kundër Suedisë, ditën e sotme, 14 tetor./Mediafokus.info/

