Rrahen mes vete një burrë dhe një grua që po bashkëjetonin

Një burrë dhe një grua që ishin në raport bashkëjetese, janë rrahur mes vete dhe rasti i tyre është cilësuar ‘dhunë familjare’ nga policia.

DHUNË NË FAMILJE: Prizren 05.10.2020 – 21:30.  Raportohet se të  dyshuarit mashkull kosovar dhe femër kosovare kishin bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, dhe pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin ku kanë marrë lëndime të lehta trupor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzimin e të cilit femiun e merr nëna e tij deri ne vendimin e gjykatës. Dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.