Rrahen mes vete shkaku i një borxhi, njëri përfundon në spital

Katër persona janë rrahur mes vete shkaku i një borxhi dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital.

“Fsh. Miradi e Ultë, Fushë Kosovë 17.12.2021 – 20:22. Raportohet se pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh, ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Pas tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit është ndalë për tretman të mëtutjeshëm QKUK, ndërsa dy të tjerë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet  në raport.