Rrahet hoxha i Lupçit, nuk dihen arsyet pse

Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha, është rrahur mbrëmë nga disa persona.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Berisha është rrahur në xhami. Thuhet se ai është goditur me mjete të forta dhe se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, personat që dyshohet se kanë sulmuar imamin Berisha janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ata janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

Burimet kanë bërë me dije se imami ndodhet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Personat të cilët e kanë sulmuar imanin, tashmë janë intervistuar nga Policia, por siç mëson Insajderi asnjëri nga ta nuk e ka pranuar sulmin e bërë mbrëmë

Arsyet e këtij incidenti nuk dihen ende. (foto arkiv).