Rrahet kryetari i FFK-së, Agim Ademi, bëhet për doktor
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sulmi ndaj tij ka ndodhur në Gërmi. Ademi pas sulmit ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Ndryshe, Ademi sot feston ditëlindjen, me ç’rast FFK ka bërë një urim të veçantë për të në orët e para të ditës.

