Rrahje masive, 3 në pranga, 2 në spital
Në Klinë ka ndodhur një rrahje masive ku janë përfshirë 5 persona. 3 prej tyre kanë përfunduar në pranga, kurse 2 në spital, por edhe ata nën mbikëqyrje të policisë, si të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Rr. Abedin Rexha, Klinë 18.05.2022 – 13:39. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë dy të dyshuar janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësor, dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar, dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të plagosur janë në tretman mjekësor nën mbikëqyrje policisë.


 
 
						 
						