Rrahje mes dy personave në Gjilan, njëri bëhet për QKUK

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur të shtunën në Gjilan, ku njëri, si pasojë e lëndimeve, është dërguar në QKUK, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh.

“Gjilan 10.07.2021 ─ 23:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./mediafokus.info/