Rrëfimi i 81-vjeçarit me emrin Karafil

Punëtor i jashtëzakonshëm, me vullnet të madh për jetën, e mbi të gjitha i dashur nga të gjithë. Janë këto vetëm disa nga karakteristikat e 81-vjeçit nga Breznica, me emrin Karafil.

Megjithatë, ai njihet më shumë për emrin e tij karakteristik dhe të rrallë.

Karafili tregon se shpeshherë është përballur edhe me paragjykime nga shoqëria, duke u tallur me të, raporton emisioni #gjesi në T7.

E pikërisht për këto arsye, ai në moshë të hershme kishte dashur ta ndërrojë këtë emër.

Pos si Karafil, ai njihet edhe me emrin Mefail, të cilin e ka përdorur kur ka qenë i shoqëruar nga femra.

Përveç emrit, interesante është edhe historia e tij e martesës, pasi ishte pikërisht emri që shpesh i ka nxjerrë probleme.

Ai gjatë tërë jetës së tij ka punuar si murator, kryesisht në trevat e Anamoravës.

Karafili shpreson që shoqëria sot të mos përballet me paragjykime të njëjta sikur ai, kur bëhet fjalë për emrin./GazetaExpress/

Per me shume, kliko ne video:

https://video.gjirafa.com/gjesi/gjesi-karafili-personazhi-karakteristik-qe-u-perball-me-paragjykime-te-shumta