Rreth 3 mijë qytetarë gjobiten për mos respektim të masave anti-COVID
Për shkak të mos respektimit të masave anti-Covid, policia e Kosovës ka gjobitur 2.794 qytetarë gjatë 24 orëve të fudnti.
Policia, në bashkëpunim me inspektorët sanitarë dhe ata komunalë kanë intensifikuar veprimet në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, pasi rastet e infektimit dhe të vdekjeve kanë arritur nivele alarmuese,
Në 24 orët e fundit po ashtu Policia ka shqiptuar një numër të madh të tiketave edhe ndaj shoferëve për mosrespektim të rregullave të trafikut – 1341, që të dyja së bashku arrijnë në mbi 4.100 gjoba.