Rreth 600 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, ndodhen 591 pacientë me Covid.

Prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 87 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) – 47 pacientë, Klinika Infektive III (Interno) – 27 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 60 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – 24 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë – 5 pacientë, Klinika e Pediatrisë – 1 pacientë.

Spitali i Prizrenit – 55 pacientë, Spitali i Gjakovës – 50, Spitali i Pejës – 102, Spitali i Gjilanit – 49, Spitali i Vushtrrisë – 10, Spitali i Mitrovicës – 32, Spitali i Ferizajt – 42 pacientë.