Rrëzohet në vendin e punës, dërgohet në spital për trajtim
Një person në Lipjan është rrëzuar në vendin ku punonte dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Rr.Ibrahim Rugova, Lipjan 19.04.2021-17:58. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

