Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin e Klinës

Në fshatin Grabanicë të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka vdekur, ndërsa tri femra kanë marrë lëndime trupore.

Fsh.Grabanicë, Klinë, 19.04.2021-21:15. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos iu përshtat kushteve të rrugës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një veturë  po ashtu me targa vendore që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje vdes i dyshuari  ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)