Rrëzohet nga platoja një punëtor në Gjilan, dërgohet në QKUK pa vetëdije

Një person në Gjilan është rrëzuar nga platoja derisa ka qenë duke punuar. Pas dhënies së ndihmës së parë në Gjilan, ai është dërguar në QKUK në gjendje kome.

HEQJA, DËMTIMI APO ASGJËSIMI I PAJISJEVE MBROJTËSE, RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Gjilan 21.06.2023 – 10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt kishte rënë nga platoja dhe si pasojë kishte pësuar lëndime. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në gjendje kome është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori udhëzon që rasti të vazhdoj në procedurë hetimore, thuhet në njoftimin e policisë.