Rrihet nga gruaja, lëshohet urdhër mbrojtje emergjente për burrin

Një grua është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, shkruan Mediafokus.info.

Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe për të është lëshuar urdhër mbrojtje emergjente.

E dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 18.06.2021-23:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara shkon në mbajtje, ndërsa viktimës i lëshohet urdhër mbrojtje emergjent.(foto:ilustrim)