Rritet fluksi i udhëtarëve nga Kosova në aeroportin e Kukësit
Aeroporti i Kukësit po konsiderohet si alternativë e mirë për mërgimtarët nga Prizreni e Gjakova, për shkak të afërisë me Kosovën, po edhe çmimit më të lirë.
Kjo vërehet edhe në Morinë, ku ka lëvizje më të madhe te automjeteve dhe qytetarëve në fundjavë.
Autoritetet doganore po zbatojnë procedurën e përshpejtuar të kalimit, duke shënuar vetëm targat e mjeteve dhe numrin e personave që udhëtojnë në të.
Janë 6 sportele në punë, ndërsa me procedurë të përshpejtuar do të operohet gjatë sezonit turistik, për të shmangur radhët e qëndrimet në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Edhe për këtë vit, destinacionet më të preferuara të qytetarëve nga Kosova janë Durrësi, Shëngjini, Velipoja, dhe plazhet në jug të vendit.
Ndërkohë, sipas A2CNN fluks të fluturimeve ka edhe në aeroportin e Kukësit.

