Vdes vëllai i Xhevdet Pozharit, ishte në komë që pesë muaj

Analisti Xhevdet Pozhari ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ardoniti, i cili ishtë në komë qe pesë muaj.

Njoftimi mortor i Pozharit:

Shpirtbardhi jonë, Ardoniti, sot mbylli sytë përgjithmonë.

Zoti e deshti pranë vetes, engjëllin tonë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 19.06.2022, në ora 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.

Të pikëlluar, Familja Pozhari

Para dy ditësh, gazeta nacionale.com kishte publikuar një shkrim të gjatë për rastin e Pozharit, ku vëllai i tij Xhevdeti i bënte thirrje të zgjohej nga ai gjumë i thellë.