Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19, ShSKUK jep detaje
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka shënuar rritje numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.
Bazuar në të dhënat e fundit, të hospitalizuar janë 107 pacientë të cilët po trajtohen nga ky virus.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
-Klinika Infektive, 28 pacientë + 2 pacientë në Repartin Intensiv
-Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
-Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë
-Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
– Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
-Spitali i Gjakovës,18 pacientë
-Spitali i Pejës, 11 pacientë
-Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
-Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë.