Rritet numri i të infektuarve me Covid, sot 24 raste

Sot më 12 maj janë testuar gjithsej 257 mostra dhe me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 24 raste.

Rastet pozitive nga: komuna e Gjilanit – 14 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Përlepnicë, 5 raste Gjilan, 1 rast Velekincë, 1 rast Cërnicë dhe 1 rast Livoç i Epërm), komuna e Prishtinës – 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë – 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri dhe 1 rast Pestovë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Topanicë (Kamenicë), Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive (Ferizaj).

Sot më 12 maj janë shëruar edhe 14 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 671 raste.

Më datë 12 maj, nga Klinika Infektive është raportuar edhe 1 rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 63 vjeç me vendbanim në Rahovec dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 2.05.2020.

Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datë 3.05.2020 në gjendje të rënduar me Infiltrim pulmonar bilateral dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale kronike, Hemodializë të rregullt, Anemi sekondare, Fibrilatio atriorum permanens, Kardiomiopati kronike./mediafokus.info