Lutfi Haziri tregon si u infektuan 14 rastet e fundit me Covid-19
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se 14 rastet e fundit që rezultuan pozitiv në test për Covid-19, janë si pasojë e kontakteve me të infektuarit e para dy ditëve, raporton Mediafokus.info.
Ja postimi i plotë i Hazirit:
#Dita61.Urimet më të mira për gjithë infermierët dhe teknikët medicinalë në shërbimet shëndetësore që perkrah mjekut, kujdesen për shëndetin tonë. Ushtarët e shëndetit tone, ju falemnderit e urime 12 Maji!
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga 50 mostrat e marra ne Gjilan, 14 kanë rezultuar pozitive si pasojë e kontakit me të prekurit e para dy ditëve.
Shtabi e Emergjencave për parandalim e #Covid19, ka marrë masat për vetizolim, dhe vendosjen në kakrantinë të të gjitha rasteve të reja të infektuara.
Apeloj që ta ruajmë qetësinë dhe t’i përmbaheni të gjitha udhëzimeve të institucioneve, duke dalë vetëm kur e keni të domosdoshme, por me masa mbrojtëse!
/Mediafokus.info/