Komentet e Vjosa Osmanit në Gjykatën Kushtetuese kundër LDK-së

Komentet e Vjosa Osmanit, më 8 maj, katër ditë më herët i ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet e saj për dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ballkani.info i ka siguruar ekskluzivisht këto komente të zonjës Osmani, të përmbledhura në 13 faqe.

Sipas komenteve të kryeparlamentares Osmani, e cila mban edhe pozitën e nënkryetares në LDK, ajo ka dalë kundër dekretit të presidentit Thaçi për mandantimin e bashkëpartiakut të saj, Avdullah Hoti për kryeministër.

Me këto komente, Vjosa Osmani është rreshtuar përkrah Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po ashtu e kanë kundërshtuar dekretin e presidentit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese, duke u thirrur në garantimin e funksionimit të institucioneve. Në fakt, përmes veprimeve të tij, Presidenti i vendit nuk ka respektuar parimin bazë të secilit sistem demokratik, parim i cili është i mishëruar edhe në sistemin juridik të Republikës së Kosovës: ndarjen e pushteteve”, shkruan në komentin e parë të Osmanit.

Ndërkaq në pikën nëntë shkruan: Presidentit të Republikës së Kosovës, me Kushtetutë nuk i

njihet në asnjë formë kompetenca e kushtetutë-bërjes. E në rastin konkret, këtë të drejtë nuk e gëzon Presidenti as në kuptim të përcaktimit të afateve kohore lidhur me mandatimin e kandidatit për Kryeministër të vendit, përderisa nuk ekziston një normë e tillë kushtetuese.

Për më shumë, më poshtë i gjeni komentet e plota të zonjës Osmani: